Trendy

Skandal në Pustec: Mickoski sërish nuk respekton protokollin, nuk ekzekutohet himni shqiptar

Para 2 orë

Hristijan Mickoski ndodhet aktualisht në Pustec, në kuadër të një vizite zyrtare, ku po merr pjesë në një festival.

Megjithatë, për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, gjatë një aktiviteti ku merr pjesë kryeministri maqedonas, nuk është respektuar protokolli shtetëror.
Sipas protokollit, në raste të tilla duhet të ekzekutohet fillimisht himni kombëtar i vendit pritës, në këtë rast himni shqiptar, dhe më pas himni maqedonas.

Por edhe sot, në Pustec, është ekzekutuar vetëm himni maqedonas, ndërsa himni shqiptar nuk është luajtur.

Mbetet e paqartë përse protokolli nuk është respektuar në territorin e Republikës së Shqipërisë, aq më tepër kur në aktivitet ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski.

Pranë tij shihet edhe Edmond Themelko, ish-kryetar i Bashkisë së Pustecit dhe organizator i aktivitetit të sotëm.

Trending