Spanja e konfirmon votën kundër Kosovës në KiE

Autori

Autori

Portali Tetova

April 15, 2024, 04:04

Spanja do vazhdojë të mbajë qëndrimin e deritashëm ndaj Republikës së Kosovës, kundër anëtarësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kjo është konfirmuar edhe sot në një përgjigje për klankosova.tv, nga Ministria e Jashtme e Spanjës.

”Sa i përket Komitetit të Ministrave, ku është shprehur qëndrimi i Spanjës, ajo që mund të themi është se Spanja mban qëndrimin e saj për Kosovën*”, thuhet mes tjerash ndërsa e përcjell emrin e vendit me fusnotë.

Tutje sipas kësaj ministrie, Spanja po ashtu nuk sheh një rrugë tjetër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

”…dhe mbështet dialogun e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë i Unionit”.

Të martën Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka në rend të ditës diskutimin dhe votimin për Kosovën.

Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës.

Pas këtij votimi, për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të mbetej vetëm edhe hapi i fundit, i cili do të ishte vendimi i Këshillit Ministror.

Mundësia e parë për marrjen e këtij vendimi do të ishte takimi më 16 maj të këtij viti.

Kujtojmë se raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, mori dritë jeshile.

Përmes këtij raporti u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_8164
Ahmeti: Tirana e 2024 nuk njihet me atë të vitit ’91, transformimi i saj gëzon çdo shqiptar
IMG_8163
Rama vlerëson Ali Ahmetin: Iu ngjit maleve të rezistencës për liri, falë tij shqiptarët në Maqedoni po përjetojnë ditët më të mira
erion-velija-ali-ahmeti-750x430
Ali Ahmeti nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës
5555555666-696x449
Limani: Gjykata pranoi ankesën e koalicionit VLEN për “tren bullgar” në Likovë, u dëshmua inzheneringu zgjedhor i BDI-së
IMG_8148
Familja e lavdishme e UÇK nga Kumanova mbështetje për opozitën shqiptare
osmani-696x443
Osmani: Nuk ka qeveri pa shumicën e dyfishtë! 61, plus shumica e Badenterit

DIASPORA