Sot pasdite u zhvilluan katër ndeshje të 1/16 së finales, ose të raundit të parë të Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll.
Struga TL, si mysafire në Strugë, arriti ta mposhtë Pobeda Valandovon me rezultatin 10:1, duke siguruar kështu kualifikimin në raundin tjetër.
Trajneri Bledi Shkëmbi u dha mundësi lojtarëve më të rinj. U dallua Florian Roçi, i cili shënoi 4 gola, ndërsa 16-vjeçari Agon Demiri realizoi 2 gola.
Megjithatë, fitoren më bindëse e regjistroi Makedonija GjP, e cila kundër Vëllazërimit triumfoi me rezultatin e jashtëzakonshëm 14:0.
Rezultatet – 1/16 e finales
Pobeda Valandovo – Struga TL 1:10
Studeniçani – Pelisteri 1:6
Vëllazërimi – Makedonija GjP 0:14
Venec Negotina – Brera 0:8











