Trendy

Studenti shqiptar në Gjermani thirrje SPAK: Hetoni Edi Ramën! Berisha të lërë postin e PD, opozita jemi ne!

Para 2 orë

Studenti shqiptar në Gjermani i është bashkuar protestës në Tiranë. Në fjalën e tij përpara Kryeministrisë, theksoi se PS e PD duhet të bojkotohen.

Gjithashtu bëri thirrje për më shumë bashkim, dhe se SPAK duhet të reagojë.

“Ka ardhur koha që këtë lëvizje ta çojmë në një stad tjetër. Institucionet e sigurisë të mbrojnë integritetin e Shqipërisë, sepse vendi po hyn në gjendje të jashtëzakonshme, SPAK të hetojë në mënyrë të pavarur Ramën, për përdorimin  e zonave publike e strategjike. Të hetohen Sali Berisha e familja e tij… Të hapen dosjen. Ky uzurpator non grata duhet të lërë postin e opozitës. Opozita është këtu. Kryepaloço dje tha se Shqipëria është e mikut…Sipas INSTAT numri i shqiptarëve të larguar është i lartë. Ai ju thërret delirantë. Unë them se ka ardhur koha që Rama dhe Saliu ta qajnë lirinë. Sovrani të mobilizohet dhe të kërkojë një qeveri teknike. Ministrat dhe ekipet e tyre, duhet të jenë ajka e popullit shqiptar”, tha ai.

Trending