Trendy

Sulejmani në Trabzon: Fanella e Shkëndijës i dhurohet presidentit të Trabzonspor

Para 58 minuta

Ministri i Kulturës dhe Turizmit,Sedat Sulejmani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit turk Trabzonspor, pas ndeshjes mes Trabzonspor dhe Galatasaray.
Sulejmani ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për sportin dhe kulturën, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Në shenjë miqësie dhe respekti, ministri Sulejmani i ka dhuruar fanellën e KF Shkëndijës presidentit të Trabzonspor, Ertuğrul Doğan, ndërsa nga presidenti i klubit turk ka pranuar një fanellë të personalizuar të Trabzonspor.

Sulejmani e ka uruar Doğanin për fitoren e Trabzonsporit dhe ka falënderuar për mikpritjen gjatë qëndrimit në Trabzon.
Në postimin e tij, ministri ka shprehur mirënjohje edhe për Konsullin e Nderit të Maqedonisë së Veriut në Trabzon, Sırrı Furkan Eren, për kontributin në këtë takim.
“Një gjest i bukur miqësie dhe respekti, që dëshmon edhe një herë lidhjet e forta mes nesh”, ka shkruar Sulejmani, duke e cilësuar vizitën dhe shkëmbimin e fanellave si një kujtim të veçantë nga Trabzoni.

Trending