Maqedoni

Taravari: Dorëhiqem nëse nuk fitojmë më 8 maj

Autori

Autori

Portali Tetova

April 6, 2024, 03:04

Kandidatë për president i koalicionit opozitar “ Vlen”, Arben Taravari, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se në raste se nuk fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, atëherë pas 8 majit është i gatshëm të japë dorëheqje. Ai thotë se 10 vite në politkë janë të mjaftueshme.

“Në rast se nuk fitojmë në këto zgjedhje, unë mendoj se në të gjithë botën perëndimore është ashtu, në të gjitha vendet e zhvilluara është ashtu. Të paktën para organeve të partisë edhe pse tek ne kishte ngjarje të caktuara, nuk mu lejua nga bashkëpartiakët, që se paku një palë zgjedhje t’i coj deri në fund, ndërsa unë ju thash se kërkoj besim nga të gjithë ju. Një palë zgjedhje, deri më 8 maj. Nëse nuk fitojmë më 8 maj unë jam këtu për të dhënë dorëheqje” – tha Taravari.

Në rast se fiton zgjedhjet presidenciale, Taravari tha se hapi i parë do të jenë vizita në Bruksel për të marr garancë se nuk do të ketë kushte të tjera në rrugën e vendit drejt BE-së.

“Hapi i dytë, kush do të jetë mandatar i ardhshëm do e thërras, sepse duhet t’I jepet mandate për formim të qeverisë. Nga ai do të kërkoja që të më japë dinamikë për ndryshimet kushtetuese , që t’i fillojmë sa më shpejt dhe të mos na përsëritet Bukureshti i vitit 2008. Dhe e treat, do të kërkoja nga partitë politike dhe Qeveria që largohemi nga Ballkani I Hapur, si project, sepse nuk ka mbetur askush përveç Maqedonisë dhe Serbisë” – deklaroi Taravari.

Një nga temat për të cilat Taravari flet në intervistë është edhe Balancuesi.

Sipas tij, problem kryesorë është keqpërdorimi i balancuesit, si nga maqedonasit ashtu edhe nga shqiptarët. Sipas Taravarit, më e mira do të ishte që të gjendet mekanizëm që balancuesi të përfshijë edhe përfaqësimin etnik, por edhe meritokracinë. /tvklan.mk/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA