Maqedoni

Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 29, 2025, 11:01

Të rinjtë e BDI-së kërkojnë dorëheqje urgjente nga zëvendëskryeministri dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoillkoviq dhe distancimi i qartë i Qeverisë “nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore”.

“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që trondit të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk” që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë. Kjo është mbështetje e hapur për projektin “bota serbe” dhe agjendën ruse në rajon. Ky njeri nuk është ministër i paqes apo i bashkëjetesës, por një mjet për destabilizimin e projekteve që duan të rikthejnë frikën dhe përçarjet në Ballkan. A është kjo fytyra e Qeverisë që u premtoi qytetarëve barazi dhe integrim euroatlantik? Si mund të hesht kur një njeri që duhet të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit shpërblehet për glorifikimin e atyre që masakruan popullsinë shqiptare në periudhën 1912 – 1918? Por kjo nuk mjaftoi, vizitat zyrtare dhe përqafimet me Milorad Dodik, udhëheqësin e projektit për ndarjen dhe shkatërrimin e rajonit, tregojnë hapur se për kë punon ky ministër dhe kush i udhëheq sot institucionet shtetërore”, theksoi Veton Sadiku, nënkryetar i degës rinore të BDI-së nga Gostivari.

Sipas Sadikut “ky shtet nuk guxon dhe nuk mund të jetë terren për glorifikimin e gjenocidit, si dhe përkthimin e projekteve të errëta të cilat duan t’i ndajnë popujt e rajonit”.

“Ne, rinia e BDI-së dhe të rinjtë shqiptarë, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministrit dhe distancim të qartë të Qeverisë nga agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore. Ne jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen tonë dhe të drejtën për dinjitet. Nuk do të lejojmë që shqiptarët të nëpërkëmben nga ata që ende jetojnë në të kaluarën e errët”, theksoi Sadiku në një konferencë për media para Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_5219
Familja e Frosinës udhëhoqi protestën: “Paratë e pista – pasoja vdekjeprurëse”
IMG_5217
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, Trump uron presidenten Osmani
IMG_5211
“Kemi ndërmarrë masa urgjente për të vërtetuar gjendjen faktike për arrestimin e Emin Bajramit” – thonë nga VLEN-i
IMG_5201
Izet Mexhiti nderoi Dëshmorët e Lirisë. Vendosi lule pranë Shqiponjës së UÇK-së në Fushë Tophanë
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_5192
Nisma e BDI-së për reforma dhe veting brenda partisë ka shkaktuar përqeshje dhe ironi nëpër rrjetet sociale