Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

“One Stop Shop” Maqedoni-Shqipëri/ Zv.ministri Iseni tregon se kur mund të nis

“One Stop Shop” Maqedoni-Shqipëri/ Zv.ministri Iseni tregon se kur mund të nis

Zëvendësministri i MPB-së i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni në një intervistë për Euronews Now me Thimi Samarxhi ka folur për sistemin “one stop shop” me Shqipërinë, që do të lehtësoj lëvizjen e lirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Sipas tij, ka nisur implementimi, nga mesi i sezonit veror apo fundi i korrikut do të nis zbatimi një pikë kufitare përmes Qafë Thanës.

Ai theksoi se me përkushtimin e madh të Qeverisë, me Kosovën po zbatohet me sukses ky sistem një hyrje një kontroll, dhe dukshëm është lehtësuar lëvizja e lirë, duke evituar pritjet dhe tollovitë në kufi.

Zëvendësministri Iseni ka folur edhe për aspektet e sigurisë, duke theksuar se siguria është prioritet dhe se si qeverisje apo si MPB po zbatohet të gjitha obligimet për të garantuar siguri të qytetarëve. Ai shtoi se gjatë Qeverisë së tyre, ka siguri maksimale, janë evituar incidente në aspektet ndëretnik si dhe nuk ka raste të montuara, ashtu siç ishin dukuri të qeverisjeve të kaluara. (INA)

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme