Trendy

Toshkovski: Informacionet për “Mazutin” do ta tronditin opinionin publik

Para 2 javë

Pas vendimit për rihapjen e lëndës për Mazutin, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, thotë se informacionet që posedon lidhur me këtë rast mund të tronditin opinionin publik. Pa zbuluar detaje nëse një gjë e tillë mund të ndodh së shpejti, Toshkovski thekson se gjithçka duhet të zbardhet përmes hetimit.

“Në pajtueshmëri me atë që është ndarë me mua si informacion nga ana e atyre që kanë punuar intensivisht me atë lëndë… 15:44 Informacionet që janë ndarë me mua e që lidhen me lëndën, jam i sigurt që do ta tronditin opinionin kur do të shpërndahen. Ja kaq do të them dhe do të lë që hetimi ta tregojë të veten”- deklaroi Toshkovski.

 

Por Toshkovski nuk u përgjigj nëse të dyshuarit aktual në këtë lëndë ndodhen ose jo brenda shtetit.

 

“Ju lutem drejtohuni me shkrim, do të jap përgjigje edhe për atë pyetje”- nënvizoi Toshkovski

 

I pyetur nëse është i kënaqur me vendimin e djeshëm të prokurorisë, Toshkovski tha se e rëndësishme është që qytetarët të jenë të kënaqur me drejtësinë, duke inkurajuar prokurorinë për përkushtim maksimal në këtë lëndë.

 

“Nuk është e rëndësishme nëse ministri i punëve të brendshme është ose jo i kënaqur nga çfarëdolloj vendimi i PTHP-së. Qytetarët në fund do të shohin drejtësi. 12:09 Shpresoj që prokuroria publike do të mbledh guxim, të përkushtohet profesionalisht, për të gjitha detajet që lidhen, jo vetëm këtu por në të gjitha lëndët”- tha ai.

 

Një ditë më parë Prokuroria e lartë ka obliguar Prokurorinë e Krimit të Organizuar që të rikthen hetimin për mazutin në Elektranat e Maqedonisë mbi dyshimet për keqpërdorim të tenderit, favorizim në tender dhe pastrim të parave. Për këtë lëndë penalisht ndiqen 13 persona.

Trending