Bota

Trump: Marrëveshja për mineralet ia jep Ukrainës “të drejtën për t’i vazhduar luftimet”

February 26, 2025, 08:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pa konfirmuar se është arritur një pakt mes vendit të tij e Ukrainës për mineralet e rralla të shtetit evropian, ka thënë se ai pret që homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky, të nënshkruajë një marrëveshje të tillë gjatë vizitës së tij në Uashington këtë javë, duke shtuar se, si këmbim, Ukraina do ta sigurojë “të drejtën për t’i vazhduar luftimet”.

“Pa Shtetet e Bashkuara dhe paratë e tyre dhe pajisjet ushtarake të tyre, kjo luftë do të kishte përfunduar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë të martën, duke shtuar se do të ketë nevojë për “njëfarë forme të ruajtjes së paqes” në Ukrainë pas një marrëveshjeje të paqes, raporton televizioni BBC.

Më tej, republikani miliarder tha se ka qenë duke bërë shtytje për të siguruar qasje në rezervat minerare të Ukrainës në këmbim të ndihmave ushtarake që Shtetet e Bashkuara ia kanë dhënë Kievit.

“Ne duam që t’i kthejmë ato para”- tha presidenti amerikan. “Ne po e ndihmojmë vendin nëpër një problem shumë, shumë të madh… por taksapaguesit amerikan tani do t’i kthehen paratë e tij në plus” – shtoi Trumpi.

Sipas vlerësimeve të Kievit, 5 për qind e “materialeve të para kritike” të botës ndodhen në Ukrainë, përfshirë 19 milionë tonë të rezervave të dëshmuara të grafitit, i cili përdoret për të prodhuar bateri të veturave elektrike./Nacionale

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh