Bota

Trump thotë se produkteve të BE-së do t’u vendosen tarifa prej 25 për qind

February 27, 2025, 08:02

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se tarifat mbi produktet e Bashkimit Evropian do të jenë rreth 25 për qind dhe la të kuptohet se tarifat mbi produktet e Kanadasë dhe Meksikës do të hyjnë në fuqi në fillim të prillit.

Duke folur në mbledhjen e parë të kabinetit të tij, Trump e përshkroi BE-në – krijimin e së cilës Uashingtoni e kishte inkurajuar për dekada – si një përpjekje për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara.

“Shikoni, le të jemi të sinqertë, Bashkimi Evropian u formua për t’i dëmtuar Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

I pyetur nëse kishte marrë një vendim mbi nivelin e tarifave për bllokun, Trump shtoi: “Do ta shpallim shumë shpejt dhe përgjithësisht do të jetë 25%”.

Ai tha se kjo do të ndikojë në shumë produkte, përfshirë makinat, duke shtuar se BE-ja “na ka shfrytëzuar vërtet shumë”.

Trump ka kërcënuar me “tarifa reciproke” ndaj partnerëve tregtarë të SHBA-së për të kundërshtuar atë që e quan tregti “të padrejtë dhe të pabalancuar”.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vendosë taksa të gjera mbi importet e disa produkteve, si makinat dhe produktet farmaceutike.

Këtë javë, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se nga këto tarifa mund të preken edhe biznese kosovare, që eksportojnë produkte në Shtetet e Bashkuara.

Deri më tani, eksportet e Kosovës në Shtetet e Bashkuara kanë qenë kryesisht të qëndrueshme, por tarifat e paralajmëruara të presidentit Trump për mallrat e BE-së do të mund t’i rrisin kostot e prodhimit edhe për kompanitë kosovare.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka shpallur dhe ka pezulluar tarifa të përgjithshme ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së fentanilit.

I pyetur për pezullimin, Trump tha se nuk po i ndalonte tarifat, duke shtuar se planifikonte që ato të hynin në fuqi më 2 prill.

“Tarifat do të vendosen, jo të gjitha, por shumë prej tyre”, tha ai./REL

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_9212
Komuna e Tetovës i bashkohet dhimbjes së familjarëve të viktimave në Koçani
IMG_9209
Toshkovski: Bendi “DNK” i solli mjetet piroteknike në diskotekë
IMG_9206
Jep dorëheqje kryetari i Komunës së Koçanit për arsye morale
IMG_9204
Vokalistja e grupit DNK viktimë e tragjedisë në Maqedoni, humbi bashkëshortin pak vite më parë
IMG_9190
Taravari: 84 pacientë po mjekohen në klinikat e Shkupit, 51 jashtë vendit, numri do rritet!
kreshnik-bekteshi-780x439-1
Kreshnik Bekteshi e kalon natën në stacionin policor në Karposh, ende po merret në pyetje