Maqedoni

U shfuqizua Balancuesi – VLEN thotë se kanë një draft të një ligji të ri, Fronti i kundërpërgjigjet

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 9, 2024, 01:10

Ministria e Administratës duhet të punojë për një zgjidhje që do t’i japë formë ligjore parimit kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, thotë ministri për Transformim Dixhital, kuadër i VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski, shkruan Alsat.

Sipas tij, përgjegjësia për respektimin e këtij parimi, duket të fokusohet te drejtuesi i institucionit përkatës.

“Kompetencën kryesore e ka Ministria për Administratë dhe në periudhën e ardhshme shpresoj se do të punojnë në dhënien formë juridike të vlerës themelore kushtetuese, përfaqësim i drejtë etnik të të gjithë bashkësive etnike. Ai parim kushtetues është i rëndësishëm dhe duhet të respektohet por duhet të gjendet mënyrë që ai të mos jetë në konflikt me cilësinë dhe aftësinë dhe me manipulimet e sistemit. Unë do ua them mendimin tim personal, sepse kam menduar për këtë çështje si jurist. Secili institucion duhet të bëjë kujdes që të ketë përfaqësim të drejtë etnik dhe ky të jetë detyrim i udhëheqësit të institucionit”, tha Stefan Andonovski, ministër për Transformim Dixhital.

Koordinatori i grupit parlamentar të VLEN Halil Snopçe thotë se pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, do të propozojnë Ligj të ri, për pesë ose gjashtë javë.

“Draftin e kemi, është gati. Mundemi ta propozojmë edhe sot por duam të bëjmë debat publik me profesionistë dhe ekspertë për t’i pasur parasysh edhe vërejtjet e tyre, të mos bëjmë ndonjë ngatërresë sepse është ligj i ndjeshëm dhe të mos ketë gabime. D.m.th. qëllimi është të përfshihen ekspertët dhe më pas të bëjmë propozimin. Nuk duam të bëjmë fushatë politike me këtë gjë, por ta zgjidhim problemin”, tha Halil Snopçe, koordinator i grupit parlamentar të VLEN.

Ministria e Administratës nga ana tjetër, thotë se deri tani nuk ka asnjë informacion për përgatitjen e ndonjë ligji të ri dhe nuk është e përfshirë në atë proces.

Shfuqizimi i balancuesit, sipas Frontit Evropian, është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Sipas tyre, është e kotë të flitet për propozim të ri ligjor për përfaqësim të drejtë dhe adekuat kur nuk ka asgjë konkrete.

“Ajo që bëhet është në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. Këto çështje janë zgjidhur në të kaluarën dhe çdo përpjekje për t’u kthyer pas në të kaluarën do të ketë pasojat e tij dhe pakënaqësi nga qytetarët. Sa keni ndjekur, ligji (i ri) nuk ekziston, është akoma në ajër dhe mendoj që është shumë papjekuri dhe joserioze të bisedohet për një zgjidhje që nuk ekziston akoma dhe të ndërpritet një mekanizëm që ka funksionuar por normal ka pasur edhe dobësitë e veta”, u shpreh Arbana Pasholli, Fronti Evropian.

Deri tani, nga LSDM-ja nuk ka asnjë reagim, për shfuqizimin e balancuesit./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_4313
Kurti shpërthen keq për opozitën: Çfarë hajvanash, ka kalu koha e hajvanatit
IMG_4302
Zv/kryeministri Mexhiti: Fitore me zemër cep më cep Kosovës!
IMG_4300
Kurti: Jemi fitues të zgjedhjeve, po vjen Qeveria Kurti 3!
IMG_4274
Grenell kërkon mbylljen e VOA dhe REL, Elon Musk e mbështet fuqimisht
IMG_4177
Albin Kurti del me thirrje të fundit, 2 orë para mbylljes së kutive!
IMG_4269
Maqedoni/ Arrestohet kamataxhiu, u ka dhënë para me kamatë edhe grave të moshuara