Trendy

Ushtria serbe me stërvitje në Sanxhak, Kurti: Përveç kërcënimit të sigurisë, ata paraqesin ndotje të ajrit e të tokës

Para 1 vit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet ushtarake të Serbisë, që do të zhvillohen sot në Peshter të Sanxhakut.

Ai tha se Serbia është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe se këto ushtrime janë dëshmi e kësaj.

Kurti tha se këto ushtrime po mbahen 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se si të tilla janë destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përveç tjerash, duke ironizuar Kurti tha se këto ushtrime paraqesin gjithashtu edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak.

“Ushtrimi që po e bëjnë në Peshter të Sanxhakut, pra paraqet kërcënim, ndërkaq në anën tjetër, me qenë se jemi këtu me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, mund të themi që paraqet edhe ndotjen më të madhe të ajrit dhe të tokës në Sanxhak”, tha Kurti.

Trending