Bota

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit

February 28, 2025, 10:02

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në Antarktidë. Këto pozita janë të parat që shpall ky institucione dhe do të lëshohen oferta të reja në një periudhë prej tre muajsh.

BAS kërkon një gamë të gjerë profesionistësh, nga shkencëtarë, teknicienë, inxhinierë, marangozë, kuzhinierë e elektricistë, deri te biologë detarë, inxhinierë elektrikë dhe konsulentë për shëndetin dhe sigurinë. Aplikimi është i hapur për të gjithë, shkruan A2 CNN.

Sipas ofertave të para, kontratat kanë një periudhë nga 6 deri në 18 muaj dhe janë të karakterit fleksibël. Paga më e ulët fillon nga 35.000 euro në vit. Po ashtu, të gjithë shpenzimet e ushqimit dhe strehimit janë të mbuluara për të gjithë punonjësit, pavarësisht nga detyra e tyre. BAS do të sigurojë akomodim, ushqim, udhëtime, veshje të specializuara dhe mjete, si dhe periudhë trajnimi për punonjësit.

Antarktida është një nga destinacionet më unike në botë. Me një popullsi që arrin deri në 5,000 persona gjatë verës dhe 1,000 gjatë dimrit, ajo është e banuar kryesisht nga punonjës të sektorëve të ndryshëm. Ndërkohë, duhet theksuar se Antarktida ka një klimë ekstremisht të ftohtë, me mungesë të dritës diellore gjatë dimrit dhe temperatura shumë të ulëta që mund të ndikojnë në aspektet fizike dhe psikologjike të punonjësve./A2/

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare
IMG_2614
Imerlije Saliu: VLEN mbetet fryma e ndryshimit
IMG_2611
Kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Lozovës dhe dy personave të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare
IMG_2608
SHBA-ja do t’i tërheqë rreth 600 trupa nga Siria