Lajme

VLEN: BDI po përgatit terrenin për bojkotimin e zgjedhjeve lokale

February 28, 2025, 09:02

Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale.

Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në institucionet shtetërore për shkak të koalicionit të VLEN-it me VMRO-DPMNE-në.

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale nuk është qëllimi i vërtetë i Ali Ahmetit, por një justifikim për të arsyetuar bojkotin e zgjedhjeve lokale.
BDI e di se në zgjedhjet lokale do të pësojë disfatë dramatike. Sondazhet e tyre e konfirmojnë këtë fakt. Ali Ahmeti e di se pas humbjes në zgjedhjet lokale, do të hapet pashmangshëm çështja e lidershipit në partinë e tij.

Duke mos dashur të përfundojë si humbës politik, ai, si një kumarxhi, po luan kartën e tij të fundit – bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Pasi oferta e tij për të hyrë në Qeveri në vend të VLEN-it, me katër ministra, por pa kryetar Kuvendi, dhe me premtimin që VMRO-DPMNE të marrë Kërçovën ose Strugën, nuk u pranua, BDI tani synon të shkaktojë krizë politike.
Kjo tradhti ndaj popullit shqiptar nuk kalon! Dënimi për këtë sjellje të papërgjegjshme të kësaj klike të korruptuar dhe të kapur të BDI-së do të jetë i ashpër!

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh