Sot kishim kënaqësinë që të bisedojmë me bizneset shqiptare, pjesë të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, rreth programit ekonomik të koalicionit VLEN për 4 vitet e mandatit tonë.
Prezantuam para tyre tri reforma kryesora që synojmë t’i sjellim si risi, në dobi të qytetarëve dhe të bizneseve:
– NDËRMARRJET SHTETËRORE NË DORË TË QYTETARËVE – synojmë që qytetarët të marrin 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike.
– KRIJIMI I BANKËS SHQIPTARE – synojmë që brenda mandatit të krijojmë kushtet për themelimin e bankave me kapital dominues shqiptar, me fokus kryesor financimin e bizneseve shqiptare në vend.
– FORCIMI I ZONAVE TË LIRA EKONOMIKE SHQIPTARE – synojmë që zonat e lira ekonomike në komunat shqiptare të kenë zhvillim të njëjtë sikurse ato në komunat maqedonase.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore u nda e kënaqur me propozimet tona, ndërsa ne i sigurojmë se te Qeveria e VLEN-it do të gjejnë partner të besueshëm e të përkushtuar. Biznesi shqiptar VLEN!” – thuhet në kumtesën e VLEN-it. /tvklan.mk/