Lajme

VLEN: Kocevski rrënoi besimin e qytetarëve në Drejtësi, ai duhet të shkarkohet menjëherë

February 27, 2025, 10:02

“Lupço Kocevski, emri i të cilit të asocon me keqpërdorim dhe shkelje të detyrës zyrtare dhe në keqmenaxhimin e Prokurorisë Publike.

Ai ka shkuar edhe më larg duke mos e ruajtur fshehtësinë e procedurave dhe duke i ndihmuar kriminelët të shpëtojnë nga dënimi i merituar dhe ka cenuar reputacionin e institucionit dhe integritetin personal të prokurorit.
Kocevski është një nga personat kyç, për rënien e besimit të qytetarëve në drejtësi dhe në shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Ai bashkë me Islam Abazin, liruan personat e akuzuar për ngjarjet e 27 prillit dhe shumë skandale të tjera. Në mandatin e tij disa herë kanë rrjedhë informacione nga Prokuroria, gjë e cila nuk duhet të ndodhë asnjëherë. Duke u bazuar në këto shkelje që ka bërë kryeprokurori, Koalicioni VLEN është i vendosur për reforma të thella në drejtësi dhe mbështet plotësisht shkarkimin e Kryeprokurorit Lupço Kocevski.
Kjo nismë është e domosdoshme për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe është bazuar në:

*Kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë për transparencë dhe ligjshmëri.
*Krizën e besimit në drejtësi, që ka arritur nivele alarmante.
*Shkeljet e përsëritura ligjore nga Kryeprokurori Kocevski, duke dëmtuar më tej besimin në sistemin gjyqësor.

Prokurori Republikan ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin – ai duhet të largohet menjëherë!
Propozimin për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme. Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.

Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të siguruar që emërimi i kryeprokurorit të ri të bazohet në kritere të qarta profesionale. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër këtë proces dhe të sigurojmë që ai të zhvillohet në përputhje me interesat e qytetarëve dhe parimet e një shteti të së drejtës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2640
Mjekët sirianë largohen nga Gjermania për të punuar falas në vendin e tyre
IMG_2638
Gaza, shpërndahen ushqime të nxehta për palestinezët që po përballen me krizë ushqimore
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit