Trendy

Zjarr i furishëm përfshin Jegunovcën – Djegie masive në arë, garazh, veturë dhe deri te hekurudha!

Para 4 muaj

Një zjarr i madh ka shpërthyer më 29 qershor, rreth orës 11:10, në një arë me grurë në fshatin Jegunovcë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë një garazh metalik të improvizuar, një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit, si dhe pragjet e shinave të hekurudhës që kalon në afërsi.

Rastin e ka raportuar S. Gj. (61) nga Jegunovca, ndërsa në vendngjarje ka intervenuar ekipi hetimor i SPB Tetovë, i cili ka kryer ekspertizën. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa banorët janë paralajmëruar të jenë të kujdesshëm për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të flakëve.

Trending