Maqedoni

Zyrtarët justifikojnë shkeljet për të cilat u gjobitën nga Komisioni Antikorrupsion

February 27, 2025, 03:02

Ish deputetja tani zv.ministre e Sportit, Safije Sadiki Shahini thotë se nuk ka qenë e informuar se duhet ta paraqesë gjendjen e pasurisë së saj kur e ka përfunduar mandatin si deputete në përbërjen e kaluar parlamentare, edhe pse kjo është obligim ligjor për çdo deputet. Sadiki Shahini thotë se pasi është informuar, e ka përmbushur obligimin. Ajo ishte njëra prej deputetëve të gjobitur nga Antikorrupsioni, për shkak mos deklarimit të pasurisë.

“Për arsye se nuk kam qenë e informuar me kohë prej shërbimeve të Kuvendit dhe nuk e kam paraqitur. Pastaj më vonë e kam paraqitur. Dmth e keni paraqitur? Po, po e kam paraqitur”, tha Safije Sadiki Shanini – Zv.ministre e Sportit.

Për kryerje të dy funksioneve njëkohësisht, nga Antikorrupsioni u gjobit edhe ish ministri dhe deputeti Ilir Demiri. Për Alsat, thotë se Antikorrupsioni duhet të merret me çështje të tjera më të rëndësishme. Më mirë të vuaj dhe të gjobitem unë, se sa të vuajnë pacientët, tha Demiri.

“Unë kur kam pranuar të jem ministër në Qeverinë teknike, kam pranuar që të ketë kontinuitet. Si mendoni ju? Është më mirë të kryhet puna dhe të korrigjohet ky boshllëku juridik që është krijuar apo të lë vendin e punës dhe të ndodhin havari të ndryshme. Unë nuk kam ardhur në Parlament në atë kohë, kam kryer funksionin si ministër. Por pagën e keni marrë gjithsesi të deputetit? Jo! Jo! Mund ta kontrolloni, kam marrë pagën e ministrit. Mund ta kontrolloni këtë dhe t’i verifikoni. Për atë them se Antikorrupsioni lë shumë për të dëshiruar”, u përgjigj Ilir Demiri – Fronti Evropian.

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dje njoftoi se ka gjobitur ministra, ish ministra, deputetë e ish deputetë dhe bartës të tjerë të funksioneve publike, për shkak të mos deklarimit të pasurisë, deklarim të vonshëm të të dhënave si dhe për ushtrim të funksionit publik në kundërshtim me ligjin. Gjobat ishin nga 200 dhe 300 euro. /Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
izetmexhitilajm-696x473
24 Vjet nga Fillimi i Luftimeve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu” – Izet Mexhiti: “Sakrifica e tyre nuk do të harrohet kurrë”
IMG_8940
Nga nesër në mesnatë përfundon detyrimi për pajisje dimërore në automjete
IMG_8937
Aliber Zeqiri emërohet komandant i Stacionit Policor në Kamjan të Tetovës
IMG_8936
Fetai takoi drejtorin e NDI-së Dejvid Sir
IMG_8934
Të shtëna me armë në lagjen Dyqanxhik të Shkupit
IMG_8933
Mickoski: Po punojmë për një mega investim në infrastrukturë dhe shëndetësi prej disa miliarda eurosh