Trendy

1.000 gjoba për dy ditë në Maqedoni, policia 23 makina dhe arrestoi 34 veta

Para 32 minuta

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë dy ditëve të fundit ka shqiptuar 1.026 gjoba për shkelje në komunikacion në të gjithë vendin, ndërsa 34 persona janë privuar nga liria për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të automjeteve. Pjesa më e madhe e sanksioneve lidhet me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, plot 316 shoferë janë kapur duke vozitur më shpejt se sa lejohet. Në të njëjtën periudhë, policia arrestoi nëntë shoferë që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, 24 persona pa patentë shoferi dhe një person që kishte vozitur pavarësisht ndalimit të mëparshëm.

Gjatë kontrolleve aksionare janë konfiskuar edhe 23 automjete në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal.

Përveç shpejtësisë së madhe, policia ka regjistruar edhe 164 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 29 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Gjoba kanë marrë edhe 107 motoçiklistë që nuk mbanin helmetë mbrojtëse, ndërsa 99 pjesëmarrës në komunikacion janë sanksionuar për mosvendosje të rripit të sigurisë. Policia ka gjobitur edhe pesë këmbësorë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 15 automjete të paregjistruara, si dhe katër automjete për shkak të parregullsive teknike. Gjithashtu janë sanksionuar edhe dy shoferë për errësim të paligjshëm të xhamave të automjeteve.

Nga MPB-ja paralajmërojnë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë që qytetarët t’i respektojnë rregullat për të rritur sigurinë në rrugë.(INA)

Trending