Trendy

Izet Mexhiti ngushëllon për vdekjen e invalidit të luftës Ismail Toçi: “Liria mban edhe emrin tënd”

Para 1 orë

Kryetari i Cairit, Izet Mexhiti ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të Ismail Toçit, invalid i luftës së vitit 2001.

Në një reagim publik, Mexhiti theksoi se vdekja e Toçit e ka prekur thellë, duke e cilësuar atë si simbol të sakrificës, guximit dhe fitores. Sipas tij, Ismail Toçi ishte ndër ata luftëtarë që barrën e luftës e mbajtën jo vetëm në kujtime, por edhe në trup deri në fund të jetës.

“Jeta nuk e kurseu, por ai e jetoi atë me dinjitetin e një njeriu që kishte dhënë shumë për idealet në të cilat besonte. Për mua dhe për shumë të tjerë, Ismail Toçi do të kujtohet me nderim për sakrificën që bëri dhe për gjurmën që la pas”, ka shkruar Mexhiti.

Ai shtoi se Ismail Toçi do të mbahet mend si një luftëtar dhe hero, ndërsa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Toçi, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën.

“Lamtumirë Ismail. Liria mban edhe emrin tënd!”, përfundon mesazhi i ngushëllimit i Izet Mexhitit.

Trending