Trendy

Rriten çmimet e naftës, Irani kushtëzon rihapjen e Hormuzit

Para 1 orë

Çmimet e naftës sot shënuan rritje pasi kushtet e vendosura nga Irani për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit shkaktuan shqetësime se ndërprerjet në tregjet globale të energjisë mund të zgjasin për një periudhë më të gjatë.

Çmimi i naftës së papërpunuar referencë „Brent“, me dërgesë në tetor, u rrit me 1.09 për qind, në 84.46 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane „West Texas Intermediate“ (WTI), me dërgesë në shtator, u shtrenjtua me 0.84 për qind, në 78.84 dollarë për fuçi.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi dje se kjo rrugë strategjike detare nuk do të rihapet derisa Uashingtoni të përmbushë kushtet e vendosura nga Teherani, ndër të cilat janë lehtësimi i sanksioneve dhe pagesa e reparacioneve të luftës. Ai gjithashtu theksoi se Teherani aktualisht nuk zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me SHBA-në, pavarësisht pretendimeve nga Uashingtoni se një marrëveshje është pranë.

“Ngushtica e Hormuzit vazhdon të jetë praktikisht e mbyllur”, njoftoi “Westpac”, duke shtuar se pasiguria mbetet e lartë ndërsa lufta mes Iranit dhe SHBA-së po hyn në muajin e gjashtë.

Trending