Trendy

Donald Trump “dorëzohet” para Iranit, kërkon mbylljen e luftës me çdo kusht

Para 1 orë

ShBA-ja po kërkon mbylljen me çdo kusht të luftës me Iranin. Sipas gazetës “The Wall Street Journal”, presidenti Donald Trump është i gatshëm t’i japë fund luftës me Iranin, edhe pa arritur një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit, nëse Irani do të rihapë plotësisht ngushticën e Hormuzit.

 

Sipas gazetës, Trump e ka diskutuar privatisht këtë mundësi me këshilltarët e tij të lartë, pas disa javësh përgatitjesh për të shpallur fitoren, në rast se Irani do të rikthejë lëvizjen e lirë të anijeve në këtë rrugë strategjike detare.

 

Por kjo mundësi u bë më e vështirë të shtunën, pasi Irani paraqiti një sërë kërkesash në këmbim të lejimit të qarkullimit të lirë në ngushticë.

Teherani kërkon miliarda dollarë pagesa nga Shtetet e Bashkuara, tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni, si dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane.

 

Sipas “Wall Street Journal”, Irani ka vendosur kësaj herë kushte më të rënda se më parë për të lejuar qarkullimin e lirë të anijeve në ngushticën e Hormuzit.

 

Kjo ngushticë është një prej pikave më strategjike të transportit detar në botë dhe një arterie kryesore për furnizimin global me naftë. Irani aktualisht ka arritur një marrëveshje me Omanin për administrimin e Ngushticës së Hormuzit, por zbatimi i saj varet plotësisht nga pranimi i kushteve nga ShBA-ja.

Trending