Trendy

Dy afarist nga Zherovjani e asfaltojnë rrugën në hyrje të fshatit

Para 1 muaj

Në një periudhë kur pushtetet e deritashme, si në nivel lokal ashtu edhe qendror, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat tona, iniciativa private po merr zë dhe po sjell ndryshime të prekshme në komunitete.

Me vetë iniciativë të afaristëve të fshatit Zherovjan, Auto Servis “Porshe” me pronar Emir Aliu, Kafe Shop “Mulliri” me pronar Hisni Hakiki dhe Bashkësisë lokale të fshatit, sot kanë filluar punimet për sanimin dhe asfaltimin e rrugës hyrëse në fshatin Zherovjan, e cila kishte nevojë urgjente për rikonstruksion.

Kryetari i komunës falënderoi publikisht sipërmarrësit dhe komunitetin lokal për këtë iniciativë që po sjell përmirësim të rëndësishëm në jetën e banorëve.

BESNIK EMSHIU KRYETAR I KOMUNËS SË BOGOVINËS:

Me vet iniciativë të afaristëve të fshatit Zherovjan Auto Servis “Porshe” me pronar Emir Aliu, Kafe shop “Mulliri” me pronar Hisni Hakiki dhe Bashkësisë lokale të fshatit, sot filluan punimet për sanimin dhe asfalltimin e rrugës në hyrje të fshatit Zherovjan, e cila kishte nevojë për rikonstruim!
Në emrin tim si kryetar i falenderojë për ndihmën dhe këtë iniciativë sipërmarësit e këtij fshati!

Trending