Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Nxënësi Metin Beqiri nga SHFK “Përparimi” në Reçicë të Madhe fiton vendin e parë mes 700 garuesve

Nxënësi Metin Beqiri nga SHFK “Përparimi” në Reçicë të Madhe fiton vendin e parë mes 700 garuesve

Një sukses i veçantë është shënuar nga nxënësi Metin Beqiri, i klasës V-3 në SHFK “Përparimi” në Reçicë të Madhe të Tetovës, i cili është shpallur fitues i vendit të parë në garat ku morën pjesë rreth 700 nxënës nga shkollat fillore të vendit, përcjell tetova1

Garat janë mbajtur në kolegjin prestigjioz “Yahya Kemal” në Tetovë, ku Metin Beqiri ka treguar njohuri të shkëlqyera në Matematikë dhe njohuri të përgjithshme, duke arritur të renditet në vendin e parë mes qindra garuesve.

Për këtë sukses, meritë të veçantë ka edhe arsimtarja Teuta Alili, e cila ka qenë mësuese dhe mentore e tij gjatë përgatitjeve.

Nga shkolla kanë shprehur krenarinë për këtë arritje, duke vlerësuar përkushtimin, punën dhe udhëzimin profesional të mësueses, si dhe talentin dhe angazhimin e nxënësit.

Njoftimi i plotë:

“Jemi jashtëzakonisht krenarë të ndajmë lajmin se nxënësi ynë i klasës V-3, Metin Beqiri, është shpallur fitues i VENDIT TË PARË në mesin e 700 garuesve nga gjithë shkollat fillore të vendit !

Në garat e mbajtura në kolegjin prestigjioz ,,Yahya Kemal’’ në Tetovë, Metini tregoi një shkallë të lartë dijesh në Matematikë dhe njohuri të përgjithshme.

Një falënderim dhe përgëzim i veçantë shkon për mësuesen dhe mentoren e tij të palodhur, arsimtaren Teuta Alili nga SHFK ,,Përparimi’’ në Reçicë e Madhe – Tetovë, për përkushtimin dhe udhëzimin e saj profesional”./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme