Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”

Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”

Qytetarët që kanë skanuar faturat fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” gjatë periudhës korrik-shtator 2026, pritet të marrin së shpejti rimbursimin e një pjese të TVSH-së së paguar.

Sipas afateve, pagesat për tremujorin e tretë duhet të realizohen deri më 30 nëntor, por Drejtoria e të Ardhurave Publike ende nuk ka njoftuar datën e saktë të transferimit të parave.

Shuma maksimale që mund të përfitojë një qytetar është 2.100 denarë për tremujor. Për produktet dhe shërbimet vendore kthehen 20% e TVSH-së, ndërsa për të tjerat 10%.

Qytetarëve u rekomandohet të kontrollojnë të dhënat e llogarisë bankare në aplikacion, në mënyrë që të shmangin vonesat në pagesë.

Më shumë për këtë

Vjedhje e rëndë në Shkup: I hyjnë në shtëpi, e godasin me kondak arme dhe i marrin paratëMaqedoni · 3 ditë më parëKëshilltarët e AKI-së nuk marrin pjesë në debatin publik për pronën e zjarrfikësve në Tetovë, ja arsyetimi i tyreMaqedoni · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme