Një prej figurave të larta të Hamasit, i cili dyshohet se ka pasur rol të rëndësishëm në planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit, është vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.
Bëhet fjalë për Samir Abu Younis, komandantin e sapoemëruar të Brigadës së Rafahut, i cili u vra të shtunën në zonën Al-Mawasi, në jug të Gazës. Lajmi u konfirmua nga krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Al-Qassam, si dhe nga një zyrtar lokal i organizatës.
Ushtria izraelite konfirmoi se kishte shënjestruar Younis, duke deklaruar se përpara sulmit ishin marrë masa për të minimizuar dëmet ndaj civilëve.
Sipas dëshmitarëve në Gaza, katër raketa goditën një tendë në kampin Al-Waha, ku strehohen qindra palestinezë të zhvendosur nga luftimet. Pas goditjes shpërtheu një zjarr, ndërsa burime mjekësore në spitalin Nasser, në Khan Younis, raportuan mbërritjen e tre personave të plagosur dhe një trupi të pajetë.
Lexo edheTronditje në rajon: 6 persona nga Shkupi dhe Kumanova dyshohen për planifikimin e vrasjes së një biznesmeni izraelit në Greqi!Në një deklaratë të përbashkët, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit (ISA) e cilësuan Younis si një figurë qendrore të Hamasit. Sipas tyre, ai kishte punuar për të rikthyer fuqinë e Brigadës së Rafahut dhe kishte drejtuar operacione kundër civilëve izraelitë dhe forcave ushtarake të Izraelit.
Nga ana tjetër, Brigadat Al-Qassam deklaruan se Younis kishte marrë pjesë në disa operacione të rëndësishme dhe ishte ndër komandantët kryesorë që kishin planifikuar dhe mbikëqyrur sulmin e 7 tetorit 2023. Hamasi e cilësoi vrasjen e tij si një “vrasje të pabesë”.
53-vjeçari kishte marrë drejtimin e Brigadës së Rafahut më 15 shtator, pas vrasjes së komandantit të mëparshëm, Nael Abu Obeid. Ai ishte bashkuar me krahun e armatosur të Hamasit në vitin 1991 dhe kishte mbajtur disa poste të rëndësishme operative.
Sipas Hamasit, ceremonia mortore e Younis do të zhvillohet të dielën pasdite në Khan Younis.
Sulmi i Hamasit ndaj jugut të Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1,200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng, shkaktoi nisjen e luftës së fundit në Gaza.
Që prej asaj kohe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, numri i palestinezëve të vrarë në territor ka kaluar 74 mijë e 650.
Pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit të arritur në tetor 2026, Izraeli ka vijuar sulmet e herëpashershme, duke pretenduar se shënjestron militantët e mbetur të Hamasit dhe se veprimet e tij lejohen nga kushtet e marrëveshjes së armëpushimit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












