Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bekim Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbrojë Ali Ahmetin nga afera e Alta Bankës

Bekim Qoku: BDI-ja po përpiqet ta mbrojë Ali Ahmetin nga afera e Alta Bankës

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me aferën e Alta Bankës, duke akuzuar BDI-në se reagimet e saj publike nuk kanë për qëllim mbrojtjen e subjektit politik, por të liderit të saj, Ali Ahmeti.

Qoku vlerëson se BDI-ja nuk po angazhohet për të mbrojtur ministrat që kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e korrikut të vitit 2023, mes tyre Artan Grubin, Bujar Osmanin dhe Kreshnik Bekteshin, por po përpiqet të ruajë imazhin e Ali Ahmetit.

Sipas deputetit të VLEN-it, dallimi qëndron te fakti se, në rastin e Alta Bankës dhe Soravias, përfitimet nuk lidhen drejtpërdrejt me partinë, por me interesat e liderit të saj.

Ai e ka krahasuar këtë situatë me aferën e Lotarisë dhe rastet e tjera për të cilat BDI-ja është përballur me akuza, duke theksuar se nuk ka parë mobilizim të ngjashëm të militantëve të kësaj partie për ta mbrojtur Ali Ahmetin.

Lexo edheVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Qoku gjithashtu ka kritikuar atë që e cilëson si përpjekje të organizuar të strukturave të BDI-së dhe disa analistëve për ta nxjerrë të paprekur ish-kryetarin e partisë.

“Pa Ali Ahmetin, kjo strukturë ekzistuese e partisë do të shembej brenda natës, si një kullë prej letrash”, ka shkruar Qoku.

Në reagimin e tij, deputeti i VLEN-it pretendon se Ali Ahmeti mbetet figura kryesore që mban të bashkuar strukturën aktuale të BDI-së.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme