Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Islami pritet të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, duke tejkaluar krishterimin

Islami pritet të bëhet feja më e madhe në botë deri në vitin 2035, duke tejkaluar krishterimin

Islami pritet të tejkalojë krishterimin dhe të bëhet religjioni me numrin më të madh të besimtarëve në botë deri në vitin 2035. Kështu thuhet në projeksionet e reja demografike të publikuara nga Qendra Kërkimore Pew (Pew Research Center).Sipas raportit, në vitin 2020 në botë kishte rreth 2.27 miliardë të krishterë dhe 2.02 miliardë myslimanë. Megjithatë, parashikimet tregojnë se deri në vitin 2035 numri i myslimanëve mund të arrijë në 2.57 miliardë, ndërsa ai i të krishterëve në rreth 2.52 miliardë.Një nga faktorët kryesorë që ndikon në këtë rritje është nataliteti. Sipas të dhënave të Pew Research Center, gjatë periudhës 2020–2025, gratë myslimane kanë pasur mesatarisht 3.1 fëmijë, ndërsa gratë e krishtera 2.5 fëmijë.Raporti thekson se rritja e popullsisë myslimane nuk vjen kryesisht nga konvertimet fetare, por nga shtimi natyror i popullsisë.Projeksionet shtrihen deri në vitin 2070 dhe përfshijnë 201 shtete dhe territore. Sipas tyre, të dyja fetë do të vazhdojnë të kenë rritje në numrin e besimtarëve, por Islami pritet të ketë ritëm dukshëm më të shpejtë.Megjithatë, Pew Research Center thekson se bëhet fjalë për projeksione demografike të bazuara në vazhdimin e trendeve aktuale dhe jo për rezultate të sigurta.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme