Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Trump: SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t’i dhënë fund luftës me Iranin

Trump: SHBA-ja nuk ka nevojë për ndihmë nga Kina apo Rusia për t’i dhënë fund luftës me Iranin

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se Washingtoni nuk ka nevojë për ndihmën e Kinës apo Rusisë për t’i dhënë fund luftës me Iranin, transmeton Anadolu.

“Nuk kemi nevojë për asnjë ndihmë. E kemi shkatërruar flotën e tyre detare, forcën e tyre ajrore dhe sistemet e tyre kundërajrore”, tha Trump për Fox News në Shenzhen të Kinës, para takimit trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Ai tha se raketat e Iranit kanë rënë “në rreth 12-13 për qind të nivelit të mëparshëm” dhe se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje, ndaj Washingtoni nuk ka nevojë për ndihmë.

“Nuk do të shkoj të kërkoj ndihmë”, shtoi ai. Trump tha se SHBA-ja ka “kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit”.

Lexo edheTrump thotë se SHBA-ja “nuk ka nevojë” për një marrëveshje me Iranin, pretendon kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit

Ai shtoi se Kina dhe Rusia “janë sjellë shumë mirë me ne” dhe nuk kanë “dërguar anije në ujëra”.

Duke folur për negociatat me Teheranin, Trump tha: “Ata duan të arrijnë një marrëveshje, por unë dua një marrëveshje që të jetë e qëndrueshme”.

“Do t’i jap fund kësaj së shpejti. Dua të them, në një mënyrë apo tjetrën, do t’i japim fund”, tha ai.

I pyetur se pse është përparësi takimi i tij i përbashkët me Xi dhe Putinin, ai u përgjigj: “Sepse ata punojnë së bashku. Ata kanë një marrëdhënie”.

Ai shtoi se kjo marrëdhënie “nuk duhej të ishte lejuar kurrë të krijohej”, duke thënë se ish-presidenti amerikan, Barack Obama, “i afroi ata për shkak të energjisë”.

Më shumë për këtë

Trump: SHBA nuk ka më nevojë për marrëveshje me Iranin, ne kemi paratë e tyre dhe kontrollin e HormuzitBota · 1 javë më parëSondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të TrumpLajme · 1 javë më parë“Bordi i Paqes” akuzon Izraelin dhe Hamasin se nuk po i përmbushin zotimet për t’i dhënë fund luftësLajme · 1 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme