Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh të zhvilluar në Shenzhen, ku kanë prezantuar disa pika të dakorduara për bashkëpunimin mes tri fuqive të mëdha botërore.
Në fokus të deklaratës janë reformimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), siguria energjetike, respektimi i imunitetit të zyrtarëve shtetërorë dhe parandalimi i përshkallëzimit të rreziqeve bërthamore.
Një nga çështjet që ka ngjallur interes të veçantë është qëndrimi i përbashkët ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN). Kjo gjykatë, në vitin 2023, lëshoi urdhër-arresti ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në deklaratë, tre liderët kanë vënë theksin te respektimi i imunitetit të zyrtarëve shtetërorë, duke kundërshtuar, sipas tyre, tejkalimin ose keqpërdorimin e kompetencave gjyqësore.
Katër pikat kryesore të deklaratës
Lexo edheTrump, Xi dhe Putin, takim të enjten në Shenzhen, çka pritet nga tre liderët?1. Reformimi i OKB-së
SHBA-ja, Rusia dhe Kina, si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur reforma në OKB. Synimi, sipas deklaratës, është që organizata të jetë më efektive përballë sfidave ndërkombëtare dhe të luajë një rol më të fuqishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
2. Rritja e furnizimit me naftë
Një tjetër fushë ku tre vendet synojnë bashkëpunim është sektori energjetik. Në deklaratë përmendet nevoja për rritjen e prodhimit dhe furnizimit me derivate të naftës, me arsyetimin se tregjet globale kanë nevojë për furnizim të qëndrueshëm me energji. Kjo pikë merr rëndësi të veçantë edhe në kontekstin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj sektorit rus të naftës.
3. Qëndrimi ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Trump, Putin dhe Xi kanë theksuar se ushtrimi i juridiksionit nga gjykatat ndërkombëtare duhet të marrë parasysh pëlqimin e shteteve dhe imunitetin e zyrtarëve të tyre. Ata kanë paralajmëruar kundër përdorimit të kompetencave gjyqësore përtej kufijve të përcaktuar.
4. Parandalimi i luftës bërthamore
Në pjesën që lidhet me sigurinë globale, tre presidentët kanë përsëritur qëndrimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të ndodhë kurrë. Ata janë shprehur për vazhdimin e dialogut mes vendeve të tyre, me synim zvogëlimin e rrezikut të një konflikti bërthamor dhe frenimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
Më shumë për këtë
Trump: Putin po tërhiqet përballë Ukrainës! Sinqerisht, ai mund të ishte më i ashpërLajme · 3 ditë më parë
Merz paralajmëron Trump për takimin me Putinin në Kinë: Mos përsëritni skenarin e AlaskësLajme · 4 ditë më parë
Trump shfaqet i lodhur gjatë fjalimit të Xi Jinping në samitin e APEC-ut, momenti kur presidenti shfaqet me sy mbyllurLajme · 11 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












