Maqedoni

Reagim në lidhje me Pres – konferencën e djeshme të ministrit të Transportit dhe Lidhjeve

June 27, 2024, 02:06

Pretendimet e thëna në pres- konferencën e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, pas konstatimeve të Entit Shtetëror të Revizionit, për punën e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, i hedhim si të pavërteta dhe të pabaza, me prapavi politike.
Të nderuar,
Opinioni është i informuar se gjatë periudhës së kaluar NPRRSH ka realizuar nivel rekord të investimeve kapitale në infrastrukturën rrugore, me qëllim të përmirësimit të rrjetit rrugor, ndërtimit të autostradave, të mirëmbajtjes dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore për qarkullim të sigurtë të trafikut në mbarë vendin.
Vitin e kaluar, gjithashtu, është regjistruar nivel rekord i të hyrave nga taksat rrugore, dhe është vënë në funksion pagesë elektronike të tasës rrugore.
Në periudhën e njëjtë, janë bërë përpjekje të mëdha për mirëmbajtjen e rregullt të rrugëve për siguri më të madhe dhe qarkullim më të sigurtë të trafikut.
Përfundimisht, vitin e kaluar filloi realizimi i projektit më të madh infrastrukturor në historinë e shtetit tonë, përkatësisht ndërtimi i korridoreve evropiane, Korridori 8 dhe Korridori 10D.

Në të gjitha këto projektet, nga ana e NPRRSH-së dhe udhëheqësisë së saj, janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, për të cilat ekziston dhe dokumentacion adekuat. Nga ana tjetër, për të gjitha këto, opinioni është informuar në kohë, në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, dhe atë në të gjitha fazat e realizimit të projekteve në të cilat ka punuar Ndërmarrja.

Të nderuar,
Me këtë rast, që gjërat të jenë më të qarta me informacione të vlefshme dhe relevante, edhe një herë duam që t’i afirmojmë detajet e projekteve kryesore që u theksuan në pres konferencën e djeshme:
– Projekti për ndërtimin e autostradës, aksit rrugor Kërçovë – Ohër, vlera e Marrëveshjes është rritur me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e aksit rrugor Milladinovci – Shtip dhe aksit rrugor Kërçovë – Ohër, të publikuar në Gazetën Zyrtare nr.208 më datë 14.11.2018.
– Projekti segmenti i dytë TEN-T Projekti për autostradën nga Shkupi deri në kufirin me Kosovë, shuma e vlerësuar nga 112 milionë euro është rritur në 198 milionë euro, nga zyra e konsulencës teknike të pavarur– Atkins, e angazhuar nga BERZH-i, në bashkëpunim me projektuesin Konsorciumin Hill International, të përzgjedhur përmes IPF 7 me grante nga Komisioni Evropian. Gjatë përzgjedhjes së shtëpisë konsulente dhe projektuesit, NPRRSH nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë ndonjë ndikim.
– Projekti në IPA II – Ndërtimi i aksit rrugor Gradsko – Drenovë.
Theksojmë se në IPA Strukturën operative, Ministria e Financave – CFCD i ka detyrimet e “Organit kontraktues” , ndërsa Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është “përdorues”, ndërsa Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është “shfrytëzues i fundit”.
Rolet dhe përgjegjësitë e tre subjekteve janë të rregulluara me Marrëveshjen operative të Programit sektorial operativ të transportit 2014 – 2020, ku CFCD ka përgjegjësinë për zbatimin e procedurave së tenderit, lidhjen e marrëveshjeve dhe realizimin e pagesave për aktivitete të finansuara nga BE.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore si “shfrytëzues i fundit” i ndërmerr dhe i ka realizuar në kohë të gjitha detyrimet nga aspekti teknik për të cilat është kompetente sipas Marrëveshjes operative.

Të nderuar,

Unë, si Drejtor dhe Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, jemi në dispozicion për të gjitha institucionet kompetente, për çfarëdo lloj kontrolli dhe revizioni të punës sonë, që edhe një herë të konfirmohet puna ligjore përmes realizimit të Programeve vjetore të punës së NPRSH-së, gjatë periudhës së kaluar, për të cilat dëshmojnë edhe vet rezultatet e arritura të Ndërmarrjes.
Për fund të këtij reagimi, apelojmë që mos të transmetohen të pavërteta dhe shpekulime në opinion lidhur me punën e NPRSH-së dhe menaxhmentit të saj, për shkak se të pavërtetat e tilla dëmtojnë imazhin e vet ndërmarrjes, të personave udhëheqës dhe të të gjithë punonjësve.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore është një institucion që meriton respektin më të madh për shkak të rezultatetve të saja të arritura gjatë periudhës së kaluar, prandaj duhet lënë anash agjendat ditore politike.

Me respekt,
Ejup Rustemi
Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8821
Shaqiri: VLEN është në fazën finale të ligjit për ish ushtarët e UÇK-së
IMG_8818
A i shpëtoi Jahoski paraburgimit me dokument të rremë?!
IMG_8816
Për shkak të iftarit, nxënësit e dy shkollave të mesme në Tetovë ikin nga mësimi
IMG_8814
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla
IMG_8806
Trump ndërron mendje: Askush nuk po i dëbon palestinezët nga Gaza