Sport

Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?

Autori

Autori

Portali Tetova

October 6, 2024, 10:10

Shkëndija e Tetovës u ndal me barazim pa gola në duelin me Sileksin të luajtur në Kratovë në kuadër të xhiros së nëntë, ku mes tjerash kuqezinjtë e mbyllën ndeshjen me dy futbollist më pak në fushë, pas dy kartonave të kuq.

Skuadra tetovare sot ka dalur me një reagim publik, duke treguar për ankesën që ka dërguar në FFM për referimin, por edhe pyet arbitrin Aleksandar Stavrev se çka ka kundër Shkëndijës?

KOMUNIKATA E PLOTË:

Dje (e shtunë, 05.10.2024), në ndeshjen e xhiros së 9-të të Ligës së Parë, Sileksi – Shkëndija (0:0), e luajtur në Kratovë, për fat të keq, përsëri protagonizmin nga loja e vodhi arbitri Aleksandar Stavrev me disa vendime tepër diskutabile. Ndër të tjera, ai mori dy vendime për kartona të kuq ndaj lojtarëve tanë, të cilët janë tërësisht të diskutueshëm (sidomos i pari i Trumçit në minutën e 55-të).

Si klub, jemi lodhur nga ankesat e pafundme dhe reagimet tona ndaj mënyrës së ndarjes së drejtësisë në fushë, që vazhdimisht ka ndikuar në rezultatet tona. Kësaj radhe, përveç ankesës zyrtare që i është drejtuar Komisionit të Arbitrave pranë FFM-së, dalim publikisht me këtë komunikatë për të shprehur shqetësimin tonë të thellë për dëmet që na janë shkaktuar vazhdimisht nga arbitrat, dhe konkretisht nga Stavrev.

Nuk është hera e parë që ndeshjet direkte mes Sileksit dhe Shkëndijës referohen nga Stavrev, dhe për më shumë se një dekadë këto ndeshje kanë qenë të shoqëruara me “gabime” që, për çudi, gjithmonë ndodhin në dëm të Shkëndijës. Vendimet e tij kanë ndikuar drejtpërdrejt jo vetëm në rezultatin e ndeshjeve, por shpesh edhe në pozicionin tonë përfundimtar në renditjen e kampionatit.

Pyesim publikisht: Çfarë ka Stavrev kundër Shkëndijës? Pse këto gabime të përsëritura ndodhin vetëm ndaj nesh?

Apelojmë fuqimisht te organet kompetente të FFM-së që të marrin masa konkrete dhe të mos justifikojnë më gabimet e arbitrave. Kjo duhet të jetë hera e fundit që ne të jemi “viktima” e padrejtësive në fushë nga arbitrat në përgjithësi dhe Stavrevi në veçanti.

Tagged kf shkendija, sportmania, sportmania.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC

Më shumë nga kategoria

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
IMG_1547
Maqedonia do të dërgojë ekipe për ndihmë në Bosnjë e Hercegovinë
IMG_1531
Halil Kastrati: Shkupi ka më së shumti nevojë për ta ndihmuar, por mungojnë trualle!
IMG_1523
Mickoski porosi Ahmetit: Reformoje BDI-në, do t’ju ndihmojmë të pastroheni nga kriminelët! Duhet të tregosh se e respekton Maqedoninë!
IMG_1517
Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët
Sign of a waiting taxi
Një çift nga Australia “rrjepet” nga një taksist në Shkup, u ka marrë para vetë nga kuleta e tyre aq sa ka dashur
IMG_1488
Rrahje në Burgun e Idrizovës, 31-vjeçari nga Tetova sulmohet fizikisht nga disa persona

DIASPORA