Avni Ponari është themelues dhe drejtor i përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group Austria sh.a, si edhe Kryetar i Bordit Menaxhues të SIGAL UGA LIFE Kosovë, Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA Maqedonia e Veriut; dhe Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të SIGAL UGA LIFE Maqedonia e Veriut.
Z. Ponari mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të SIGAL UNIQA Group Austria sh.a që prej 22 shkurt 1999, sot është kompania lider pararojë e më e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe në Rajon. Z. Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, dhe kulturore të vendit, gjithashtu Drejtues dhe aksioner i 8 kompanive të Grupit në tregun e sigurimeve të SIGAL UNIQA Group Austria në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), si edhe të një sërë biznesesh të tjera si konçensionarë makinash, fushën e turzimit, dhe biznese financiare.
“Takimi i Madh i Tiranës”, Takim PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik. 12 dhjetor 2023, ora 11.00, e martë, në Tirana International Hotel & Conference Center (salla “Balsha”-350 vende).
Ndryshe Avni Ponari është edhe President i Dhomës së Tregtisë e Industrisë Shqipëri-Japoni, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Një ndër sponsorët më të mëdhenj shqiptarë të kulturës, artit, sportit, shëndetit, mediave, letërsisë, etj. etj., duke dhënë kontribute të shquara me arritjet e tij të niveleve të larta.
I dekoruar nga Perandori i Japonisë, Presidenti i Austrisë, i vleresuar “Qytetar Nderi” i Tropojës, i Durrësit, i Elbasanit, i nderuar me tituj e çmime të ndryshme në Amerikë, Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Austri, Shqipëri, Kosovë, etj. /tetova1/