Janë publikuar pamjet nga kamera e trupit (bodycam) që tregojnë momentin e arrestimit të këngëtarit të njohur Justin Timberlake në vitin 2024 për ngarje në gjendje të dehur.
Ngjarja kishte ndodhur në Sag Harbor, në shtetin e Nju Jorkut, ku artisti ishte ndaluar nga policia pasi kishte kaluar një shenjë “stop” dhe kishte dalë nga korsia e tij gjatë vozitjes.
Sipas pamjeve të publikuara së fundmi, Timberlake shihet duke kryer testet e zakonshme të maturisë në rrugë, por ka vështirësi në realizimin e tyre dhe duket i shqetësuar. Në një moment ai dëgjohet duke thënë se testet janë “shumë të vështira”, ndërsa pranon se kishte konsumuar një pije alkoolike para se të drejtonte automjetin.
Videoja, e cila zgjat disa orë dhe është publikuar në një version të redaktuar, u bë publike pas një beteje ligjore, pasi këngëtari kishte kërkuar fillimisht të ndalohej publikimi i saj duke argumentuar se do të dëmtonte reputacionin e tij.
Pamjet tregojnë gjithashtu momentin kur Timberlake refuzon t’i nënshtrohet testit të alkoolit (breathalyzer), veprim që çoi automatikisht në pezullimin e patentës së tij.
Publikimi i videos ka rikthyer vëmendjen e mediave dhe opinionit publik ndaj rastit, duke nxitur diskutime mbi përgjegjësinë e figurave publike dhe pasojat e veprimeve të tyre.
https://bbc.com/news/articles/cx2v4q12yzdo





