Trendy

Tetovarit 66 vjeçar i meret traktori, u kap duke e vozitur pa leje

Para 3 orë

Të dielën, në ora 09:00, në rrugën lokale Tetovë –Vollkovi, në afërsi të fshatit Bërvenicë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.R. (66) nga fshati Jançishtë.

Ai është kapur duke drejtuar një makinë bujqësore – traktor “Ferguson” me targa të Tetovës, pa leje drejtimi.

Traktori është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Trending