Kryetari i degës së BDI-së, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për vazhdimin e procesit të ristrukturimit brenda partisë, konkretisht në nëndegën “Qendër”, ku është mbajtur kuvendi zgjedhor, përcjell tetova1
Sipas tij, në këtë kuvend, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetari i ri i nëndegës.
Postimi i plotë i Rexhepit:
“Sonte vazhduam me ristrukturimin e nëndegës Qendër.
Në kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege, në mënyrë unanime, për kryetar u zgjodh Imbrja Bajrami, profesionist i dëshmuar dhe menaxher në fushën e doganës dhe shpedicionit.
Çdo ditë e më shumë po i përforcojmë dhe riorganizojmë radhët tona me njerëz kompetentë, të përkushtuar dhe me integritet, që ndajnë vlerat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në forcimin dhe riafirmimin e familjes sonë të madhe politike.
Vazhdojmë #bashkë, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë!”, përfundon Rexhepi./tetova1.mk











