Trendy

Osmani nga Brukseli: Rruga evropiane e bllokuar, Marrëveshja e Ohrit po zhbëhet

Para 7 orë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani, po zhvillon një vizitë dyditore pune në Bruksel, ku po takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të Parlamentit Evropian.

Dita e parë dje nisi me takime me Emmanuel Zhiofre, drejtor për Evropën në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), dhe Valentina Superti, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR të Komisionit Evropian, si dhe me eurodeputetët Lukas Mandl (AFET) dhe Ilhan Kyuchyuk, ish-raportues për Maqedoninë e Veriut.

Sot, ditën e dytë, Osmani po vazhdon me një agjendë të dendur institucionale. Mëngjesi filloi me takim me Andreja Viher White dhe Adele Marsullo nga kabineti i Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos.

Pasojnë takime të veçanta në Parlamentin Evropian me eurodeputetët Vladimir Prebilič, Thijs Reuten dhe Matijaz Nemec.

Në të gjitha bisedat, dy çështje dominuan: shqetësimi serioz për cenimin e Marrëveshjes së Ohrit si shtylla e bashkëjetesës dhe stabilitetit ndëretnik.

Trending