Trendy

Paralajmërim nga NP Ujë dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë, janë evidentuar vjedhje: Do të ketë masa të rrepta ndaj vjedhësve të ujit

Para 2 orë

Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” Tetovë, ka dalë me një paralajmërim publik drejtuar të gjitha subjekteve afariste, përfshirë qendrat tregtare, autolarjet, restorantet dhe bizneset e tjera, lidhur me keqpërdorimin e ujit dhe mos-pagesën e obligimeve.

Sipas njoftimit, janë evidentuar raste të shumta të vjedhjes së ujit dhe shfrytëzimit të paligjshëm, çka ka shtyrë ndërmarrjen të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme të këtyre veprimeve nga të gjithë shfrytëzuesit.
Nga “Sharri” bëjnë të ditur se ndaj të gjithë shkelësve do të ndërmerren masa të rrepta ligjore, të cilat përfshijnë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit si dhe inicimin e procedurave ligjore në përputhje me rregulloret në fuqi.
Po ashtu, ndërmarrja ka njoftuar se duke filluar nga nesër do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë. Në çdo rast ku do të konstatohet kyçje ilegale apo manipulim me sistemin, autoritetet paralajmërojnë se do të veprojnë pa kompromis në bazë të ligjit.
“Uji është një pasuri e përbashkët dhe jetike. Ta ruajmë dhe ta përdorim me përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit.

Trending