Trendy

Arrestohet 23-vjeçari nga Sellca e Tetovës për posedim dhe shpërndarje të “pluhurit të bardhë”

Para 1 orë

SPB Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër A.M. (23) nga fshati Sellcë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Më datë 20.12.2025, në oborrin e Kalasë në fshatin Sellcë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë gjetur një çantë me marihuanë. Pas kryerjes së ekspertizës, është konstatuar se ajo i përket personit A.M.. Më 04.05.2026 në orën 09:00 në rrugën “Gjoce Stojçeski” në Tetovë, ai është privuar nga liria dhe është nxjerrë para gjyqtarit hetues, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e masës.

Trending