Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve të Kombit, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar me respekt të thellë sakrificën e dëshmorëve ndër vite.
Ai theksoi se gjatë kësaj dite janë vizituar vendet ku prehen dëshmorët, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i përkushtimit dhe gjakut të tyre.
“Kontributi i tyre është i paharruar dhe mbetet udhërrëfyes për brezat që vijnë. Ata do të jetojnë përherë në zemrat tona dhe në historinë tonë të lavdishme, si simbol i guximit, sakrificës dhe dashurisë për atdheun,” është shprehur Memishi.
Në fund, ai ka nderuar figurën e dëshmorëve me mesazhin: “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”.










