Trendy

Kallëzim penal ndaj 23-vjeçarit nga Odri: Gjuajti me armë zjarri ndaj gjashtë personave në Tetovë

Para 6 orë

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.J. (23) nga fshati Odër i Tetovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “rrezikimi i sigurisë” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2025, kur i denoncuari ishte marrë vesh me gjashtë persona që të takoheshin në fshatin Dobrosht për të sqaruar mosmarrëveshjet e ndërsjella. Pasi mbërriti në vendin e caktuar me veturë, ai hapi dritaren dhe shkrepi disa plumba në drejtim të tyre. Më pas, ai vazhdoi lëvizjen me veturë ndërsa ndiqej nga automjetet e personave të tjerë, ndërsa në fshatin Përshefcë dhe në fshatin Xhepçisht, A.J. sërish gjuajti me pistoletë nga automjeti i tij në drejtim të veturave të personave të dëmtuar dhe vazhdoi lëvizjen drejt Tetovës.

Trending