Kreu i Komunës së Tetovës dhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve me një mesazh nderimi për të rënët e kombit shqiptar, përcjell tetova1
Në postimin e tij, Kasami theksoi rëndësinë e sakrificës së dëshmorëve dhe obligimin që brezat e sotëm kanë ndaj tyre, duke vënë në pah se kujtimi dhe respekti duhet të shoqërohen me angazhim konkret për të ardhmen.
Postimi i plotë i Kasamit:
“Sot, në Ditën e Dëshmorëve, kujtojmë me nderim të thellë të gjithë bijtë e bijat e kombit shqiptar që dhanë jetën për liri dhe dinjitet.
Sakrifica e tyre është themeli mbi të cilin ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë.
Çdonjëri prej nesh ka borxh ndaj atyre që dhanë më të shtrenjtën për këtë komb. Borxh që shlyhet duke punuar, duke mos e harruar idealin dhe sakrificën e të parëve tanë, duke qëndruar fuqishëm në rrugën që na e shtruan ata.
Lavdi dëshmorëve të kombit!”, përfundon Kasami./tetova1.mk











