Trendy

VLEN drejt konsolidimit të plotë, rikonfirmon peshën në skenën politike

Para 2 muaj

Koalicioni VLEN ka njoftuar se ndodhet në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke synuar forcimin e mëtejshëm të rolit të tij në skenën politike në Maqedonia e Veriut, përcjell tetova1

Në komunikatën zyrtare, VLEN thekson se ky proces konsolidimi e konfirmon atë si forcën e dytë politike në vend, ndërsa nënvizon se qeveria aktuale gëzon një shumicë stabile dhe me tendencë zgjerimi.

Sipas tyre, rezultatet e fundit në zgjedhjet lokale janë tregues i qartë i mbështetjes qytetare, ku VLEN ka fituar 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare.

Komunikata e plotë e VLEN:

“VLEN është në fazën përfundimtare të bashkimit në një subjekt të vetëm politik, duke e forcuar edhe më tej pozitën e tij si forcë dominuese në skenën politike në Maqedoninë e Veriut.
Kësisoj, edhe zyrtarisht konfirmohet si forca e dytë politike në vend.

Qeveria ka shumicë stabile dhe të konsiderueshme, me tendencë që të zgjerohet edhe më tej.
Edhe rezultatet e fundit të zgjedhjeve lokale e dëshmojnë qartë këtë, pasi VLEN fitoi 10 komuna, përkatësisht rreth 80% të komunave me shumicë shqiptare.

Kjo është dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme se ku qëndron besimi i qytetarëve. Vlerësojmë se fokusi kryesor duhet të jetë realizimi i politikave që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve dhe forcojnë funksionet shërbyese të pushtetit ekzekutiv”, thuhet në komunikatën e VLEN./tetova1.mk

Trending