Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njëherësh edhe një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, ka mirëpritur në Shkup Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut për të ndjekur premierën e shfaqjes teatrale “Përtej hekurave”, përcjell tetova1
Shfaqja është vënë në skenë në Teatri Shqiptar në Shkup dhe ka lënë mbresa të forta te kryeministri Kurti, i cili është shprehur i impresionuar nga trajtimi artistik i historisë së veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti. Nën regjinë e Naser Shatrolli, shfaqja sjell në skenë vuajtjet dhe sakrificat e Hotit në burgjet serbe, duke rikthyer në vëmendje një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë shqiptare.
Premiera ka mbledhur figura të njohura nga jeta politike, kulturore dhe publike, duke e shndërruar këtë event në një moment të veçantë për artin dhe kujtesën historike.
“Mire se erdhe në Shkup miku im, kryeministër Albin Kurti!”, ka shkruar Mexhiti në postimin e tij./tetova1.mk










