Për shkak të punimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrodistributiv, nesër, e mërkurë (6 maj), një pjesë e Tetovës dhe shtatë fshatra të kësaj zone do të mbeten pa furnizim me energji elektrike, përcjell tetova1
Nga ora 09:00 deri në 14:30 pa rrymë do të jenë banorët e fshatrave Sellarcë, Llukovicë, Gurgurnicë dhe Merovë.
Në të njëjtën kohë, nga ora 09:00 deri në 15:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të fshatit Bërvenicë, konkretisht në hyrje të vendbanimit.
Nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të mbetet edhe një pjesë e fshatit Poroj, në zonën pranë marketit “Alda”.
Ndërsa nga ora 09:30 deri në 14:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Cerovë, si dhe disa objekte në Tetovë që ndodhen në rrugën “Lenin”.
Nga EVN Maqedoni bëjnë të ditur se ndërprerjet realizohen me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike. U bëhet thirrje qytetarëve dhe bizneseve në këto zona që të përshtatin me kohë aktivitetet e tyre dhe të shkëpusin pajisjet e ndjeshme elektrike, për të shmangur dëmtimet e mundshme gjatë rikthimit të rrymës./tetova1.mk










