Një marrëveshje politike për dalje me listë të përbashkët është dakorduar në mbledhjen e sotme të Kryesisë dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
Sipas burimeve të besueshme nga brenda këtij takimi, konfigurimi i arritur parasheh një ndarje të qartë rolesh: Vjosa Osmani si kandidate për Presidente dhe Lumir Abdixhiku si kandidat për Kryeministër.
Në të njëjtin kuadër, është dakorduar që Osmani t’i bashkohet listës së LDK-së me një grup prej 20 emrash, përfshirë edhe vetë atë, duke u renditur e para, ndërsa Abdixhiku menjëherë pas saj.
Ky zhvillim shënon një kthesë të rëndësishme në skenën politike, duke sinjalizuar ndërtimin e një boshti të ri bashkëpunimi dhe një qasje të koordinuar për marrjen e institucioneve kyçe të vendit.










