Trendy

Hyn në fuqi orari veror për Parkingjet zonale në Tetovë

Para 5 minuta

Nga sot, 5 maj 2026, hyn në fuqi orari veror i punës për parkingjet zonale që menaxhohen nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit Tetovë”.

Sipas njoftimit zyrtar, parkingjet do të funksionojnë me këtë orar:
Nga e hëna deri të premten, orari i punës do të jetë nga ora 07:00 deri në 23:00, ndërsa të shtunën pagesa e parkimit do të bëhet nga ora 07:00 deri në 14:00.

Nga ndërmarrja apelojnë që qytetarët të respektojnë regjimin e ri të punës dhe të kryejnë me kohë obligimet për shfrytëzimin e shërbimeve të parkimit.

Trending