Ndërsa raportohen zhvillime pozitive mes SHBA dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje që synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk arrihet dakordësia.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump u shpreh se në rast se Irani pranon marrëveshjen e arritur, operacionet ushtarake do të ndërpriten dhe Strait of Hormuz do të rihapet për qarkullimin ndërkombëtar.
Ai shtoi se në të kundërt, nëse Teherani tërhiqet nga marrëveshja, do të rifillojnë sulmet ajrore me intensitet më të lartë se më parë.
“Duke supozuar se Irani pranon atë që është rënë dakord, operacioni do të përfundojë dhe Ngushtica e Hormuzit do të hapet. Nëse jo, bombardimet do të rifillojnë dhe do të jenë shumë më të forta,” citohet të ketë thënë Trump.
Më herët, Axios raportoi se SHBA dhe Irani janë shumë pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe për të vendosur një kornizë negociatash mbi programin bërthamor iranian.
Sipas raportimeve, Uashingtoni pret përgjigje nga Teherani brenda 48 orëve për disa çështje kyçe, ndërsa kjo konsiderohet si përparimi më i madh mes palëve që nga nisja e konfliktit.










