Një sukses i jashtëzakonshëm ka ardhur nga nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Nerasht. Kori i nxënësve të klasave I-V ka shkëlqyer në garat korale të mbajtura në Kavadar, duke u shpallur fitues i vendit të parë në nivel shtetëror.
Performanca e tyre la mbresa të mëdha te juria profesionale, e cila i vlerësoi me 91 nga 100 pikë totale, duke i renditur të parët në listën e fituesve. Ky triumf është një dëshmi e talentit të madh të fëmijëve, por edhe e punës së palodhshme që bëhet në këtë institucion arsimor.
Një mirënjohje e veçantë i takon mësimdhënësit Arsim Osmani, i cili me përkushtim udhëhoqi korin drejt këtij suksesi madhështor. Arritja e nxënësve nga Nerashti tregon se pasioni për muzikën dhe puna sistematike shpërblehen gjithmonë me rezultate kulmore në nivel kombëtar.
Trending















